“Stiv Naumov” i padisponueshëm për studentët!

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Vesna Janevska, informoi se për dhjetë ditë më në fund do të fillojë rindërtimi i konviktit në Gazi Babë. Ndërsa, zëvendësministri i MASH-it Lulzim The post “Stiv Naumov” i padisponueshëm për studentët! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

“Stiv Naumov” i padisponueshëm për studentët!

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Vesna Janevska, informoi se për dhjetë ditë më në fund do të fillojë rindërtimi i konviktit në Gazi Babë. Ndërsa, zëvendësministri i MASH-it Lulzim Aliu deklaroi për gazetën KOHA se si një zgjidhje e mundshme, studentët do të vendosen në konviktet e tjera si “Goce Dellçev”, “Pellagonia” dhe “Seniç”

 Konvikti “Stiv Naumov” u mbyll më 10 korrik me paralajmërimin e një rinovimi që do të zgjasë 18 muaj nga fillimi. Mirëpo pas asaj periudhe, pavarësisht se viti akademik do të filloj së shpejti, në objektet e konviktit nuk është larguar as edhe një gurë nga vendi. Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)se për dhjetë ditë më në fund do të fillojë rindërtimi i konviktit në Gazi Babë. “Sipas informacioneve nga kompania kontraktore e përzgjedhur e ndërtimit, aktivitetet përgatitore janë në vazhdim dhe punimet në terren do të nisin për dhjetë ditë”, thekson Janevska. Mirëpo, duke e marrë parasysh se kapaciteti i përgjithshëm i konviktit është mbi një mijë  shtretër, studentët ende pa filluar viti i ri akademik, rrezikojnë të mbeten pa zgjidhje.

Studenti i viti të tretë, deklaroi për gazetën KOHA se pas tre viteve në konviktin “Stiv Naumov”, detyrohet të udhëtoj sepse rritja e çmimeve e bën të pamundur ekonomikisht qëndrimin e tij në një banesë apo konvikt me pagesë.

“Ka tre vite që banoj atje duke pritur për të hyrë te objektet e reja, tani nuk mund ti përballoj harxhimet e një qiraje në ndonjë konvikt apo banesë. Më duhet të udhëtoj çdo ditë nga Kumanova në Shkup. Ndërsa bileta është po e njëjta, për një drejtim kushton 170 denarë. Është bërë vërtetë e vështirë për ne, nuk e dimë se çfarë të veprojmë më, e as se për çfarë të ankohemi më parë”, tha studenti i mjekësisë.

Ai shtoi se MASH duhet të gjejë një zgjidhje të menjëhershme se ku do t’i zëvendësojë studentët.

Nga ana tjetër, zëvendësministri i MASH-it Lulzim Aliu deklaroi për gazetën KOHA se si një zgjidhje e mundshme, studentët do të vendosen në konviktet e tjera si “Goce Dellçev”, “Pellagonia” dhe “Seniç”.

“Investimi në konviktin Stiv Naumov është në interes të përmirësimit të cilësisë së kushteve për akomodimin e studentëve. Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e krijuara për këtë vit akademik, por gjithsesi kemi zgjidhje dhe alternativa të ndryshme me qëllim asnjë studentë të mos ngelet pa u akomoduar në konviktet studentore. Në dispozicion janë konviktet studentore Goce Dellçev, Pellagonia, Seniç, por janë edhe konviktet e nxënësve ku do ti vendosim studentet tjerë”, theksoi Aliu.

Ai shtoi se si Ministri ata po mundohen të gjejnë zgjidhje më të mirë për studentët.

Ndërkaq, “Stiv Naumov” dhe “Kuzman Josifovski – Pitu” do të mbeten të mbyllur edhe për të paktën 18 muaj, që do të thotë se hapja më e hershme e mundshme mund të bëhet në fillim të vitit shkollor 2026/2027. Ndryshe, në vitin 2019 u mor vendimi  për rinovimin e objektit të parë të “Stiv Naumov”, i cili kishte një kapacitet prej 264 shtretërish, pasi disa herë ka ndodhur që studentëve tavani u ka rënë mbi kokë. Atë vit, në objektin e dytë u pranuan vetëm 356 studentë, si dhe në objektin e tretë dhe në kazermën e re, të rinovuar. Ndërsa, në vitin e ardhshëm akademik,  në listën e MASH-it mbetën në funksion vetëm objekti i tretë dhe kazerma e re. (koha.mk)

The post “Stiv Naumov” i padisponueshëm për studentët! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .