Stuhia Yagi shkakton përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Filipine, vdesin 10 persona

Dhjetë persona humbën jetën nga stuhia tropikale Yagi në Filipine, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Përmbytjet u raportuan në disa nga zonat e prekura, duke përfshirë kryeqytetin e metrosë Manila, dukë detyruar autoritetet të pezullojnë orët e mësimit dhe punën e administratës. Viktimat ishin të gjithë të rinj, konkretisht të moshave 17, 26, 12 [...]Read More...

Stuhia Yagi shkakton përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Filipine, vdesin 10 persona

Dhjetë persona humbën jetën nga stuhia tropikale Yagi në Filipine, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Përmbytjet u raportuan në disa nga zonat e prekura, duke përfshirë kryeqytetin e metrosë Manila, dukë detyruar autoritetet të pezullojnë orët e mësimit dhe punën e administratës. Viktimat ishin të gjithë të rinj, konkretisht të moshave 17, 26, 12 ,18 dhe 4 vjeç.

Dhjetëra fluturime të brendshme u anuluan, ndërsa udhëtimi detar u pezullua duke lënë të bllokuar më shumë se 2,200 pasagjerë.

Filipinet goditen mesatarisht nga 20 ciklone tropikale çdo vit.

Tajfuni më i fortë që ka goditur ndonjëherë Filipinet ishte Super Tajfuni Haiyan, i cili vrau 6,300 njerëz dhe zhvendosi më shumë se 4 milionë në nëntor 2013.

/abcnews.al