Tensionet në Lindjen e Mesme, Japonia iu bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet në Izrael

Ministria e Jashtme e Japonisë u ka kërkuar qytetarëve japonezë të mos vizitojnë Izraelin, duke përmendur tensionet në rritje në Lindjen e Mesme dhe spekulimet se Irani dhe Hezbollahu po planifikojnë një sulm të madh kundër Izraelit në ditët në vijim. Ministria po u bën thirrje gjithashtu qytetarëve japonezë të largohen nga Libani. Qeveria në [...]Read More...

Tensionet në Lindjen e Mesme, Japonia iu bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet në Izrael

Ministria e Jashtme e Japonisë u ka kërkuar qytetarëve japonezë të mos vizitojnë Izraelin, duke përmendur tensionet në rritje në Lindjen e Mesme dhe spekulimet se Irani dhe Hezbollahu po planifikojnë një sulm të madh kundër Izraelit në ditët në vijim.

Ministria po u bën thirrje gjithashtu qytetarëve japonezë të largohen nga Libani.

Qeveria në Tokio u kishte bërë thirrje tashmë qytetarëve të saj që të largohen nga Libani që nga dje, siç kanë bërë shumë qeveri në botë ditët e fundit, por Japonia është një nga vendet e para që u bën thirrje qytetarëve të saj që të shmangin vizitat edhe në Izrael.

Një njoftim i ngjashëm u publikua dje nga Kanadaja, e cila gjithashtu këshilloi qytetarët e saj që të shmangin udhëtimet në Izrael për shkak të tensioneve rajonale./abcnews.al