Sulm me thikë në një festival në Gjermani, raportohet për disa të vrarë

Të paktën tre persona kanë humbur jetën ndërsa disa të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në qytetin perëndimor gjerman Solingen. Sipas Bild, një burrë goditi kalimtarët gjatë një festivali në qendër të qytetit. Bild raporton për tre persona të vdekur ndërsa 9 të tjerë po luftojnë me jetën. Policia ka ngritur alarmin [...]Read More...

Sulm me thikë në një festival në Gjermani, raportohet për disa të vrarë

Të paktën tre persona kanë humbur jetën ndërsa disa të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në qytetin perëndimor gjerman Solingen. Sipas Bild, një burrë goditi kalimtarët gjatë një festivali në qendër të qytetit.

Bild raporton për tre persona të vdekur ndërsa 9 të tjerë po luftojnë me jetën. Policia ka ngritur alarmin për autorin që është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa një helikopter po qarkullon në zonë.

Festivali ishte organizuar për 650 vjetorin e qytetit të Solingen./abcnews.al