Nipi i Donald Trump mbështet Kamala Harris për presidente

Ish-presidenti Donald Trump ka pasur mbështetjen e familjes gjatë kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë dhe fushatës së tij aktuale. Por përveç mbesës së Trump, Marias, një tjetër anëtar i familjes, nipi i Trump, Fred Trump III tha se nuk do të votojë për të. “Çdo familje ka xhaxhain e tij te çmendur. Xhaxhai [...]Read More...

Nipi i Donald Trump mbështet Kamala Harris për presidente

Ish-presidenti Donald Trump ka pasur mbështetjen e familjes gjatë kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë dhe fushatës së tij aktuale. Por përveç mbesës së Trump, Marias, një tjetër anëtar i familjes, nipi i Trump, Fred Trump III tha se nuk do të votojë për të.

“Çdo familje ka xhaxhain e tij te çmendur. Xhaxhai im Donald është i çmendur’, tha Fred Trump për ABC News.

“Unë besoj në politikë. Dhe pa diskutim, politikat e Kamala Harris janë ato mbështes, kështu që unë do të votoj për Kamala Harris. Nëse më pyesin, unë do të pranoj të jem pjesë e fushatës së saj pa hezitim”, tha ai.

Ekipi i fushatës se Harris dukej se ishte në dijeni të ofertës, duke shpërndarë një video në rrjete sociale.

Fred Trump ka akuzuar gjithashtu xhaxhain e tij, pasi sipas tij ka thënë se fëmijët me aftësi të kufizuara “thjesht duhet të vdesin”, dhe se ai është racist.

Sigurisht Trump i ka mohuar akuzat.

Por nipi i Trump nuk është i pari që e kritikon atë.

Mary Trump kritikoi ashpër xhaxhain e saj, ish-presidentin, në vitin 2020. Ajo gjithashtu regjistroi fshehurazi biseda me orë të tëra me motrën e Trump, Maryanne Trump Barry, e cila mund të dëgjohej duke iu referuar vëllait të saj si “gënjeshtar”.

Fred Trump tha se ka në plan të votojë për zëvendëspresidenten Kamala Harris, tani kandidatja e supozuar presidenciale demokrate.

/abcnews.al