Sulm në një festival në Gjermani, raportohet për 3 të vdekur dhe 8 të plagosur

Sulmi me thikë në Gjermani, tre të vrarë e disa të plagosur The post Sulm në një festival në Gjermani, raportohet për 3 të vdekur dhe 8 të plagosur appeared first on Albinfo.

Sulm në një festival në Gjermani, raportohet për 3 të vdekur dhe 8 të plagosur

Policia në Gjermani tha se tre veta u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën rëndë në një sulm të premten në një festival në qytetin perëndimor gjerman, Solingen.

Sipas  “Bild”, një person ka sulmuar me thikë disa persona që ishin pjesë e një festivali për të shënuar 650-vjetorin e Solingenit.

Autori besohet se ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim, ndërkohë autoritetet e qytetit kanë kërkuar nga njerëzit të largohen nga zona.

Viktimat janë një grua dhe dy burra nga Solingeni dhe Dyseldorfi.

Duke u nisur nga rrethanat e ngjarjes, hetuesit e klasifikojnë krimin si një “sulm terrorist”.

“Sulmuesi goditi njerëzit në mënyrë të rastësishme me një thikë. Kjo është arsyeja pse ne aktualisht po hetojmë për një sulm”, thanë autoritetet policore.

The post Sulm në një festival në Gjermani, raportohet për 3 të vdekur dhe 8 të plagosur appeared first on Albinfo.