Sulmet izraelite në Bregun Perëndimor, 11 të vdekur dhe 24 të plagosur

Izraeli ka kryer një operacion ushtarak në shkallë të gjerë, duke shkaktuar viktima në zonat veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar. Operacioni u zhvillua në kuadrin e konfliktit të vazhdueshëm me Hamasin në Rripin e Gazës, i cili vazhdon prej gati njëmbëdhjetë muajsh. Forcat e armatosura izraelite vranë nëntë terroristë të armatosur në Jenin, Toumbas [...]Read More...

Sulmet izraelite në Bregun Perëndimor, 11 të vdekur dhe 24 të plagosur

Izraeli ka kryer një operacion ushtarak në shkallë të gjerë, duke shkaktuar viktima në zonat veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar. Operacioni u zhvillua në kuadrin e konfliktit të vazhdueshëm me Hamasin në Rripin e Gazës, i cili vazhdon prej gati njëmbëdhjetë muajsh.

Forcat e armatosura izraelite vranë nëntë terroristë të armatosur në Jenin, Toumbas dhe Tulkarem, duke përfshirë shtatë në sulmet ajrore. Nga ana e saj, Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez tha 11 janë vrarë dhe 24 kanë mbetur të  të plagosur.

Në mesin e të vekurve ka edhe fëmijë, sipas OKB-së, sekretari i përgjithshëm i së cilës Antonio Guterres tha se ai po monitoronte situatën i shqetësuar. Ai dënoi përdorimin e “taktikave të luftës” që shkojnë përtej normave ndërkombëtare për ruajtjen e rendit.

Sipas lëvizjes islamike palestineze Hamas, tre nga të vrarët në kampin e refugjatëve Jenin ishin anëtarë të krahut të saj ushtarak.

Që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, e cila tashmë është në ditën e saj të 328-të, dhuna në Bregun Perëndimor, një zonë nën pushtimin izraelit që nga viti 1967, është rritur.

Të paktën 637 palestinezë janë vrarë atje që atëherë, sipas OKB-së, ndërsa të paktën 19 izraelitë, përfshirë ushtarë, janë vrarë në sulmet apo operacionet palestineze, sipas shifrave zyrtare izraelite.

Qeveria amerikane, e cila këmbëngul se kundërshton çdo zgjerim të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, njoftoi të mërkurën sanksione të reja kundër kolonëve “ekstremistë”.

/abcnews.al