Sulmi i befasishëm nga Ukraina, rusët shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në Kursk

Luftimet janë ndezur në Kursk të Rusisë, pasi ukrainasit sulmuan papritur territorin rus. Guvernatori i përkohshëm i rajonit të Kurskut, Alexei Smirnov shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në rajon. “Situata operacionale mbetet e vështirë në zonat kufitare. Për të kufizuar pasojat e pushtimit të forcave armike, vendosa të shpall gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Smirnov. Në të [...]Read More...

Sulmi i befasishëm nga Ukraina, rusët shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në Kursk

Luftimet janë ndezur në Kursk të Rusisë, pasi ukrainasit sulmuan papritur territorin rus.

Guvernatori i përkohshëm i rajonit të Kurskut, Alexei Smirnov shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në rajon.

“Situata operacionale mbetet e vështirë në zonat kufitare. Për të kufizuar pasojat e pushtimit të forcave armike, vendosa të shpall gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Smirnov.

Në të njëjtën kohë, Ukraina urdhëroi evakuimin e rreth 6,000 njerëzve nga zonat kufitare ukrainase pranë rajonit Kursk të Rusisë pasi forcat ukrainase sulmuan atje, tha guvernatori i provincës Sumy.

“Urdhëri parashikon evakuimin e detyrueshëm të njerëzve nga 23 vende në provincën Sumy. Ka rreth 6,000 njerëz, duke përfshirë 425 fëmijë”, tha guvernatori Volodymyr Artyukh./abcnews.al