Egjipti u kërkon kompanive të veta ajrore ta shmangin hapësirën ajrore të Iranit të enjten

Egjipti i ka udhëzuar të gjitha linjat e veta ajrore ta shmangin hapësirën ajrore të Iranit për një periudhë kohore prej tri orëve mëngjesin e së enjtes, pas rritjes së tensioneve mes Izraelit dhe Iranit. NOTAM, një njoftim i sigurisë dërguar pilotëve të mërkurën, thekson se udhëzimet vlejnë prej orës 1:00 deri në orën 4:00 [...]Read More...

Egjipti u kërkon kompanive të veta ajrore ta shmangin hapësirën ajrore të Iranit të enjten

Egjipti i ka udhëzuar të gjitha linjat e veta ajrore ta shmangin hapësirën ajrore të Iranit për një periudhë kohore prej tri orëve mëngjesin e së enjtes, pas rritjes së tensioneve mes Izraelit dhe Iranit.

NOTAM, një njoftim i sigurisë dërguar pilotëve të mërkurën, thekson se udhëzimet vlejnë prej orës 1:00 deri në orën 4:00 të enjten në mëngjes.

Egjipti nuk dha asnjë hollësi pse e lëshoi një udhëzim të tillë.

“Të gjithë avionët egjiptianë do ta shmangin fluturimin mbi Teheran. Asnjë avion nuk do të lejohet të fluturojë mbi një territor të tillë”, thuhet në njoftim, duke iu referuar periudhës kohore triorëshe.