Sulmi me dron në Tel Aviv, rebelët Houthi marrin përgjegjësinë: Sulm cilësor në objektiv të rëndësishëm

Rebelët Houthi të Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për një sulm me dron në Tel Aviv të Izraelit, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën disa të tjerë. “Forcat ajrore drone të forcave të armatosura të Jemenit (…) kreu një operacion ushtarak cilësor kundër një objektivi të rëndësishëm në zonën e pushtuar të Jaffa-s, [...]Read More...

Sulmi me dron në Tel Aviv, rebelët Houthi marrin përgjegjësinë: Sulm cilësor në objektiv të rëndësishëm

Rebelët Houthi të Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për një sulm me dron në Tel Aviv të Izraelit, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën disa të tjerë.

“Forcat ajrore drone të forcave të armatosura të Jemenit (…) kreu një operacion ushtarak cilësor kundër një objektivi të rëndësishëm në zonën e pushtuar të Jaffa-s, i njohur në Izrael si Tel Aviv,” tha në një deklaratë zëdhënësi ushtarak Houthi, Yahya Sarie.

Ai shtoi se Houthi-t do të vazhdojnë të synojnë Izraelin si mbështetje për palestinezët në Rripin e Gazës, ndërsa vuri në dukje se zona e Tel Avivit do të jetë objektivi i tyre kryesor pasi është “në rrezen e armëve tona”.

Huthi kanë kryer sulme kundër anijeve në brigjet e Jemenit prej muajsh. Ndërkohë, sipas mediave izraelite, ushtria njoftoi se droni nuk u kap për shkak të gabimit njerëzor./abcnews.al