Szunyog në takimet lamtumirëse me liderët, potencoi se BE-ja është e palëkundur në mbështetjen ndaj Kosovës

Me përfundimin e mandatit të tij, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog pati një sërë takimesh lamtumire me liderët kryesorë të Kosovës. Në takimin e tij me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ambasadori Szunyog e falënderoi për bashkëpunimin e tyre dhe rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të BE-së për të mbështetur Kosovën në rrugën e […]

Szunyog në takimet lamtumirëse me liderët, potencoi se BE-ja është e palëkundur në mbështetjen ndaj Kosovës
szunyog-ne-takimet-lamtumirese-me-lideret,-potencoi-se-be-ja-eshte-e-palekundur-ne-mbeshtetjen-ndaj-kosoves

szunyog-ne-takimet-lamtumirese-me-lideret,-potencoi-se-be-ja-eshte-e-palekundur-ne-mbeshtetjen-ndaj-kosoves

Me përfundimin e mandatit të tij, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog pati një sërë takimesh lamtumire me liderët kryesorë të Kosovës.

Në takimin e tij me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ambasadori Szunyog e falënderoi për bashkëpunimin e tyre dhe rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të BE-së për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.

Ai u takua gjithashtu me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e tyre ndër vite. Ambasadori Szunyog përsëriti rëndësinë e miratimit të ligjeve që përputhen me standardet evropiane për të ndihmuar Kosovën të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së.

Gjatë takimit të lamtumirës me kryeministrin Albin Kurti, ai e falënderoi kryeministrin për bashkëpunimin dhe rikonfirmoi rolin e BE-së si një partner stabil dhe i pazëvendësueshëm për Kosovën. Ai inkurajoi përshpejtimin e reformave të nevojshme për rrugën e Kosovës në BE.

Szunyog i dha lamtumirën e fundit zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, duke e falënderuar për bashkëpunimin në çështjet thelbësore që kanë të bëjnë me integrimet evropiane. Ai theksoi se rruga evropiane e Kosovës kalon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, e vetmja platformë praktike për adresimin e çështjeve të pazgjidhura.

Në fund, në takimin me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, ai shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e mirë gjatë mandatit të tij. Ai theksoi rëndësinë e respektimit të plotë të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve joshumicë për përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së./Front Online/