Konvertimi i patentë-shoferëve, Elshani: Pas afatit, do të shqiptohen gjoba

Edhe për 10 ditë është shtyrë afati për konvertimin e patentë shoferëve. Rreth këtij procesi, për RTK-në ka dhënë detaje zëvendësdrejtori i Policisë, në Veri, Veton Elshani. Pas përfundimit të kësaj periudhe, Elshani tha se policia do të marrë masa, duke shqiptuar edhe gjoba. Elshani tha se është një proces, i cili është duke kaluar […]

Konvertimi i patentë-shoferëve, Elshani: Pas afatit, do të shqiptohen gjoba
konvertimi-i-patente-shofereve,-elshani:-pas-afatit,-do-te-shqiptohen-gjoba

konvertimi-i-patente-shofereve,-elshani:-pas-afatit,-do-te-shqiptohen-gjoba

Edhe për 10 ditë është shtyrë afati për konvertimin e patentë shoferëve. Rreth këtij procesi, për RTK-në ka dhënë detaje zëvendësdrejtori i Policisë, në Veri, Veton Elshani. Pas përfundimit të kësaj periudhe, Elshani tha se policia do të marrë masa, duke shqiptuar edhe gjoba.

Elshani tha se është një proces, i cili është duke kaluar pa probleme të theksuara.

“Është shtyrë për dy javë çështja e patentë-shoferëve për arsye edhe të interesimit të njerëzve, por edhe për shkak të disa problemeve teknike që ne i kemi hasur gjatë konvertimit apo gjatë aplikimit të këtyre patentë-shoferëve”, tha Elshani.