Takohen Osmani e Hovenier, diskutojnë edhe për zgjedhje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Siç njofton Zyra e Presidentes, gjatë takimit janë diskutuar zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në fushën e sigurisë. Po ashtu është biseduar edhe për çështjen e zgjedhjeve, përcjell Albinfo.ch. “Në takim, presidentja Osmani dhe ambasadori […] The post Takohen Osmani e Hovenier, diskutojnë edhe për zgjedhje appeared first on Albinfo.

Takohen Osmani e Hovenier, diskutojnë edhe për zgjedhje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Siç njofton Zyra e Presidentes, gjatë takimit janë diskutuar zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në fushën e sigurisë. Po ashtu është biseduar edhe për çështjen e zgjedhjeve, përcjell Albinfo.ch.

“Në takim, presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë diskutuar zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në fushën e sigurisë si dhe angazhimin e vazhdueshëm për konsolidim të mëtutjeshëm të pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për mbarëvajtjen e procesit të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe për përkushtimin e plotë për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm, theksohet tutje në njoftim.

“Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe koordinimi i rregullt për tema të interesit nacional ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm”, ka njoftuar Presidenca./Albinfo.ch

 

The post Takohen Osmani e Hovenier, diskutojnë edhe për zgjedhje appeared first on Albinfo.