Të reshurat e shiut e shuan zjarrin në Galiçicë

Zjarri në Galiçicë, i cili ishte aktiv ditët e fundit, është shuar plotësisht, njoftoi sot pasdite drejtori i Qendrës për Menaxhimi me Kriza (QMK), Stojançe Angelov, përmes një video deklarate. Shuarja e plotë e zjarrit, i cili dje ishte pjesërisht nën kontroll, është rezultat i reshjeve të shiut që ranë në këtë zonë pasditen e […]

Të reshurat e shiut e shuan zjarrin në Galiçicë
Helikopter për shuarje të zjarrit, Foto: Anadolu Agency

Zjarri në Galiçicë, i cili ishte aktiv ditët e fundit, është shuar plotësisht, njoftoi sot pasdite drejtori i Qendrës për Menaxhimi me Kriza (QMK), Stojançe Angelov, përmes një video deklarate. Shuarja e plotë e zjarrit, i cili dje ishte pjesërisht nën kontroll, është rezultat i reshjeve të shiut që ranë në këtë zonë pasditen e sotme, transmeton Portalb.mk.

Numri një i QKM-së ka informuar edhe për zjarrin në afërsit të fshatit Gari, i cili këto ditë po shkakton shqetësim te popullata vendase. Ai thotë se pjesa e zjarrit që potencialisht mund të kërcënonte fshatin është shuar dhe zjarri po lëviz në drejtim të kundërt. Sipas informacioneve të DPHM, të cilat i ka përcjellë Angelov, në këtë zonë gjatë pasdites së sotme mund të ketë reshje shiu, që do të ndihmonte në shuarjen e këtij zjarri.

Drejtori i QKM-së informoi se zjarri në territorin e Komunës së Dollnenit, i cili po lëviz në drejtim të fshatit Zrzë me rrethinë, është i vështirë për t’u shuar. Meqenëse në manastirin e atjeshëm po festohej një festë, Angelov u bëri thirrje besimtarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, veçanërisht në ndezjen e qirinjve.

Zjarri në afërsi të Cerit të Kërçovës është ende aktiv. Banorët e këtij fshati dhe fshatrave përreth, siç tha Angelov, janë të shqetësuar nga madhësia e flakëve të zjarrit që lëvizin në atë drejtim.

“Ne sot operojmë atje me 30 ushtarë profesionistë, shtatë pjesëtarë të njësisë lokale të zjarrfikësve, tetë persona të punësuar në “Pyjet Kombëtare” dhe së paku tridhjetë vullnetarë”, shpjegoi Angelov.

Siç theksoi drejtori i QKM-së, zjarre të mëdha ka edhe në komunën e Plasnicës, Dibrës, si dhe në Dollnen afër fshatit Ropotovë, ku ka dy zjarre.

Prej pasdites së sotme ka një zjarr të ri aktiv në malin Plaçkovica ndërmjet kufirit të Shtipit dhe pjesës së Komunës së Karbincit. Aty është dërguar me urgjencë një “air tractor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Nga pasditja e sotme zjarri ka shpërthyer edhe në territorin e Komunës së Ilindenit rreth Miladinovcit.