Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfiskuan 71 armë, u arrestuan 70 persona e u lënduan tre

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht, policia në lidhje me incidentet dhe të shtënat me armë në ahengje ka pranuar 74 raportime nga qytetarët e ka hapur 121 raste. Sipas MPB-së, gjatë gushtit, policia në lidhje me incidentet dhe të shtënat e armëve në ahengje ka konfiskuar 71 […]

Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfiskuan 71 armë, u arrestuan 70 persona e u lënduan tre
te-shtenat-me-arme-ne-ahengje,-mpb:-gjate-gushtit-u-konfiskuan-71-arme,-u-arrestuan-70-persona-e-u-lenduan-tre

te-shtenat-me-arme-ne-ahengje,-mpb:-gjate-gushtit-u-konfiskuan-71-arme,-u-arrestuan-70-persona-e-u-lenduan-tre

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht, policia në lidhje me incidentet dhe të shtënat me armë në ahengje ka pranuar 74 raportime nga qytetarët e ka hapur 121 raste.

Sipas MPB-së, gjatë gushtit, policia në lidhje me incidentet dhe të shtënat e armëve në ahengje ka konfiskuar 71 armë, 824 municione, ka arrestuar 70 persona dhe tre të tjerë janë lënduar.

“Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Më tej, ministria u bëri thirrje qytetarëve që t’i lajmërojnë në polici rastet e gjuajtjes me armë nëpër ahengje familjare.