Tentuan të kalonin Kanalin Anglez, humb jetën një emigrant, shpëtohen 71 të tjerë

Një emigrant humbi jetën në brigjet veriore të Francës teksa po përpiqej të kalonte Kanalin Anglez, ndërsa 71 persona të tjerë u shpëtuan. Mbrëmë një varkë patrullimi raportoi se një varkë me emigrantë kishte filluar të fundosej, duke dërguar dy helikopterë dhe një anije shpëtimi në operacionin e shpëtimit. Ndërkohë, sipas informacioneve 13 deklarohen të [...]Read More...

Tentuan të kalonin Kanalin Anglez, humb jetën një emigrant, shpëtohen 71 të tjerë

Një emigrant humbi jetën në brigjet veriore të Francës teksa po përpiqej të kalonte Kanalin Anglez, ndërsa 71 persona të tjerë u shpëtuan.

Mbrëmë një varkë patrullimi raportoi se një varkë me emigrantë kishte filluar të fundosej, duke dërguar dy helikopterë dhe një anije shpëtimi në operacionin e shpëtimit.

Ndërkohë, sipas informacioneve 13 deklarohen të humbur.

Në ngushticën e Pas-de-Calais, një nga rrugët më të ngarkuara të migracionit detar,shumë varka janë fundosur. Më e keqja ndodhi në vitin 2021 kur u mbytën 27 emigrantë, kryesisht kurdë nga mosha 7 deri në 46 vjeç.

Më shumë se 12,313 njerëz kanë mbërritur në brigjet e Britanisë ilegalisht në vitin 2024, kryesisht nga Franca, sipas shifrave zyrtare nga autoritetet britanike të publikuara në mes të qershorit.

Kjo është një rritje prej 18% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pavarësisht se qeveritë britanike vitet e fundit kanë shtrënguar politikat e tyre të imigracionit.

/abcnews.al