Tërhiqet me helikopter trupi i mërgimtarit që vdiq dje në Valbonë

Trupi i mërgimtarit nga Podujeva, L.A., që humbi jetën tragjikisht dje në Luginën e Valbonës, në zonën e njohur si “Maja e Thatë”, është tërhequr pas 24 orësh me helikopter. Policia e Shtetit ka njoftuar mbrëmë se rreth orës 17:10, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftimin se një shtetas kosovar, në […] The post Tërhiqet me helikopter trupi i mërgimtarit që vdiq dje në Valbonë appeared first on Albinfo.

Tërhiqet me helikopter trupi i mërgimtarit që vdiq dje në Valbonë

Trupi i mërgimtarit nga Podujeva, L.A., që humbi jetën tragjikisht dje në Luginën e Valbonës, në zonën e njohur si “Maja e Thatë”, është tërhequr pas 24 orësh me helikopter.

Policia e Shtetit ka njoftuar mbrëmë se rreth orës 17:10, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftimin se një shtetas kosovar, në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rënë nga një lartësi dhe dyshohet se ka humbur jetën, përcjell albinfo.ch.

Sipas raportimeve, ai kishte rënë nga një lartësi e madhe, ndërkaq pas më shumë se 24-orë intervenimi, është arritur të tërhiqet trupi i pajetë.

Njësitet që intervenuan nuk arritën të depërtonin në atë zonë të thepisur malore, çka detyroi angazhimin e një helikopteri privat për të realizuar operacionin. Për lokalizimin dhe tërheqjen e trupit të mërgimtarit, u angazhua një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

The post Tërhiqet me helikopter trupi i mërgimtarit që vdiq dje në Valbonë appeared first on Albinfo.