Thirrja e prokurorisë: Mos bini pre e mashtrimeve nëpër platforma

Prokuroria Themelore në Mitrovicë u ka bërë apel të gjithë qytetarëve, që të mos bien pre e mashtrimeve nëpër platforma të komunikimit, ku nga persona të paautorizuar u kërkohen të dhënat personale të kartelave të llogarive të bankave vendore. Përmes llogarisë zyrtare në Facebook, kjo prokurori ka bërë thirrje që assesi të mos i shpërndajnë […] The post Thirrja e prokurorisë: Mos bini pre e mashtrimeve nëpër platforma appeared first on Albinfo.

Thirrja e prokurorisë: Mos bini pre e mashtrimeve nëpër platforma

Prokuroria Themelore në Mitrovicë u ka bërë apel të gjithë qytetarëve, që të mos bien pre e mashtrimeve nëpër platforma të komunikimit, ku nga persona të paautorizuar u kërkohen të dhënat personale të kartelave të llogarive të bankave vendore.

Përmes llogarisë zyrtare në Facebook, kjo prokurori ka bërë thirrje që assesi të mos i shpërndajnë këto të dhëna.

Njëkohësisht Prokuroria u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që kanë pranuar kërkesa të tilla dhe atyre që kanë shpërndarë të dhënat e llogarive bankare dhe potencialisht janë dëmtuar, që të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit apo dëshmitarit./Albinfo.ch/

The post Thirrja e prokurorisë: Mos bini pre e mashtrimeve nëpër platforma appeared first on Albinfo.