Tre të vrarë në një lokal në Memaliaj

Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër i plagosur në Memaliaj pak para mesnatës. Objektivi i sulmit me armë zjarri në një lokal në Memaliaj rreth orës 23.20 të mbrëmjes së djeshme dyshohet se ishte biznesmeni 74-vjeçar Shyqo Kalemi, por viktima të të shtënave me automatik ngelën edhe dy persona të tjerë, Gledio […] The post Tre të vrarë në një lokal në Memaliaj appeared first on Albinfo.

Tre të vrarë në një lokal në Memaliaj

Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër i plagosur në Memaliaj pak para mesnatës.

Objektivi i sulmit me armë zjarri në një lokal në Memaliaj rreth orës 23.20 të mbrëmjes së djeshme dyshohet se ishte biznesmeni 74-vjeçar Shyqo Kalemi, por viktima të të shtënave me automatik ngelën edhe dy persona të tjerë, Gledio Muka dhe Marsel Çela, kamarieri dhe një klient i lokalit, 36 vjeç dhe 47 vjeç

Top Channel raporton se pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes.

Një person i katërt, Artur Kalemi, 57-vjeçari që gjendej gjithashtu në vendngjarje, ka marrë plagë të rënda dhe gjendet në spitalin e Gjirokastrës.

Autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet, të cilin e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër.

Policia gjithashtu ka ngritur postbllok kontrollesh në të gjitha akset që mund të përdoreshin prej autorëve për t’u larguar në bashkëpunim edhe me drejtoritë e policisë së qarqeve, Fier, Vlorë dhe Berat.

 

The post Tre të vrarë në një lokal në Memaliaj appeared first on Albinfo.