Trepça largon katër punëtorë nga puna

Ndërmarrja “Trepça”, ka njoftuar se ka larguar nga puna katër punëtorë për shkelje të rëndë të detyrave. Këtë e kanë bërë të ditur përmes disa postimeve në Facebook, teksa kanë thënë se sot (19 gusht), Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik, me ç’rast kanë shqiptuar masat disiplinore për ndërerjet e marrëdhënieve të punës me këta […]

Trepça largon katër punëtorë nga puna
trepca-largon-kater-punetore-nga-puna

trepca-largon-kater-punetore-nga-puna

Ndërmarrja “Trepça”, ka njoftuar se ka larguar nga puna katër punëtorë për shkelje të rëndë të detyrave.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes disa postimeve në Facebook, teksa kanë thënë se sot (19 gusht), Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik, me ç’rast kanë shqiptuar masat disiplinore për ndërerjet e marrëdhënieve të punës me këta të fundit.

Kujtojmë se “Trepça”, mëngjesin e sotëm ka njoftuar se ka larguar një punëtor përkohësisht nga puna.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e javës kaluar të qeverisë kritikoi “Trepçën”, duke thënë se nuk po nxjerrin mjaftueshëm xehe nga nëntoka, teksa ka punëtorë shumë.

“Në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur që të sigurojë pagat nga xehja e nxjerrë. Duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, kishte deklaruar Kurti.