Tri aksidente me fatalitet ditën e djeshme në Kosovë

Tri aksidente me fatalitet janë regjistruar ditën e shtunë në Kosovë. Në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë një këmbësore e moshës 18-vjeçare mbeti e vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë. Shoferja e veturës poashtu pësoi lëndime trupore dhe policia e ndaloi atë për 48 orë. Rasti tjetër ishte në fshatin Korishë të Prizrenit, ku një […]

Tri aksidente me fatalitet ditën e djeshme në Kosovë
tri-aksidente-me-fatalitet-diten-e-djeshme-ne-kosove

tri-aksidente-me-fatalitet-diten-e-djeshme-ne-kosove

Tri aksidente me fatalitet janë regjistruar ditën e shtunë në Kosovë.

Në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë një këmbësore e moshës 18-vjeçare mbeti e vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë. Shoferja e veturës poashtu pësoi lëndime trupore dhe policia e ndaloi atë për 48 orë.

Rasti tjetër ishte në fshatin Korishë të Prizrenit, ku një veturë goditi një biçikletë në të cilën ndodhedhin dy fëmijë. Njëri nga ta nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe vdiq në QKUK.

Ndërsa në Komoran, pati një aksident mes një veture dhe kamioni ku si pasojë shoferi i veturës vdiq.

Njoftimi i policisë:

AKSIDENT KOMUNIKACIONI RRUGOR ME FATALITET

Rruga Prishtinë-Fushë Kosovë,24.08.2024-20:39. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe me lëndime trupore, ku janë përfshirë një veturë me targa vendore me drejtues femër kosovare dhe një këmbësore femër kosovare. Si pasojë e lëndime të marra nga aksidenti, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e automjetit e cila është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarës- drejtueses së automjetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA TRUPORE-FATALE

Fsh. Korishe-Prizren, 24.08.2024-18:50. Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një automjet me targa vendore me drejtues mashkull kosovar dhe një biçiklete me drejtues një fëmijë i cili ka qenë i shoqëruar me një fëmijë tjetër në cilësinë e pasagjerit. Si pasojë e aksidentit të dy fëmijët-viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është hospitalizuar në Repartin Ortopedik në Prizren, ndërsa tjetri është transferuar në QKUK-së . Më datë 25.08.2024-01:28 viktima e cila ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në IML për autopsi.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Nacionale Pejë-Prishtinë (Komoran), 24.08.2024-00:30. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture dhe një kamioni. Si pasojë drejtuesi i veturës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa tri pasagjeret femra kosovare kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.