Trump vlerëson Obamën si njeri, por e quan president të dështuar

Donald Trump, që ka promovuar teori konspirative kundër ish presidentit Barack Obama, e vlerësoi atë në një deklaratë për CNN. Kandidati republikan pretendoi se Kina dhe Japonia kanë përfituar nga Obama kur ishte president, veçanërisht në sektorin e tregtisë. “Kam menduar se ai ishte një president i dështuar. Ai nuk e përfundoi punën. Ai lejoi [...]Read More...

Trump vlerëson Obamën si njeri, por e quan president të dështuar

Donald Trump, që ka promovuar teori konspirative kundër ish presidentit Barack Obama, e vlerësoi atë në një deklaratë për CNN. Kandidati republikan pretendoi se Kina dhe Japonia kanë përfituar nga Obama kur ishte president, veçanërisht në sektorin e tregtisë.

“Kam menduar se ai ishte një president i dështuar. Ai nuk e përfundoi punën. Ai lejoi disa gjëra të ndodhnin, të cilat duheshin shmangur. Lejoi që njerëzit të përfitonin nga ne në fushën e tregtisë.

Ai ishte shumë i dobët në atë sektor. E pëlqej atë. Mendoj se është një zotëri i mirë, por shumë i dobët në tregti. Mjafton që të shikoni se çfarë ka ndodhur me vendin tonë në atë sektor, ishte një tmerr.

Shikoni Japonin apo Kinën. Shikoni çfarë ka ndodhur me disa prej këtyre vendeve, çfarë ato bënë. Por mua më pëlqen ai. E respektojë atë dhe bashkëshorten e tij”, tha Trump.

/abcnews.al