Turistët e huaj, kuriozë për historinë e Skënderbeut

Kruja është kthyer në njërin nga destinacionet kryesore të turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Sikur vendasit, edhe të huajt gjithnjë e më shumë kanë kuriozitet për t’u njohur me historinë e popullit shqiptar dhe në veçanti me atë të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga turistët, të cilët kanë shijuar […] The post Turistët e huaj, kuriozë për historinë e Skënderbeut appeared first on Albinfo.

Turistët e huaj, kuriozë për historinë e Skënderbeut

Kruja është kthyer në njërin nga destinacionet kryesore të turistëve që vizitojnë Shqipërinë.

Sikur vendasit, edhe të huajt gjithnjë e më shumë kanë kuriozitet për t’u njohur me historinë e popullit shqiptar dhe në veçanti me atë të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga turistët, të cilët kanë shijuar perëndimin e diellit në oborrin e Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, transmeton atsh, përcjell albinfo.ch.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” është një nga muzetë më të vizituar në Shqipëri.

I vendosur në brendësi të rrënojave të kalasë shekullore të Krujës, muzeu u hap më 1982.

Ndërtesa është e konceptuar si një fortesë e një kështjelle mesjetare shqiptare, me fokus kryesor dokumentimin e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit tonë kombëtar./Albinfo.ch

The post Turistët e huaj, kuriozë për historinë e Skënderbeut appeared first on Albinfo.