U arrestua një 31 vjeçar nën dyshimet për zjarrvënie në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është arrestuar një qytetar 31 vjeçar nën dyshimet se ka ndezur një zjarr qëllimisht në rajonin e Shën Nikollës, transmeton Portalb.mk. “Punonjësit e policisë nga RPB Shën Nikolla, e kanë arrestuar 31 vjeçarin M.J. nga Shën Nikolla, pasi më 31 korrik, rreth orës 13:30 ka ndezur zjarr në një shtëpi të […]

U arrestua një 31 vjeçar nën dyshimet për zjarrvënie në Maqedoninë e Veriut
Pajisje kundër zjarrit. Foto nga Teuta Buçi - Portalb.mk

Në Maqedoninë e Veriut është arrestuar një qytetar 31 vjeçar nën dyshimet se ka ndezur një zjarr qëllimisht në rajonin e Shën Nikollës, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit e policisë nga RPB Shën Nikolla, e kanë arrestuar 31 vjeçarin M.J. nga Shën Nikolla, pasi më 31 korrik, rreth orës 13:30 ka ndezur zjarr në një shtëpi të rrënuar në Shën Nikollë”, sqaroi Policia.

Zjarri i ndezur nga 31 vjeçari ishte shpërndarë në një sipërfaqe të thatë rreth shtëpisë, por pastaj zjarri ishte lokalizua nga Njësiti Territorial i Zjarrfikësve – Shën Nikollë dhe banorët e zonës.

Gjykatësi përkatës nga Shën Nikolla ka caktuar masat e kujdesit për të dyshuarin.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit. Ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00. Ndërkohë si pasojë e zjarreve, një qytetar ka ndërruar jetë.

Ndryshe, dje drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), Stojançe Angelov, tha se në seancën e djeshme të Këshillit drejtues kanë marrë vendim që t’i propozojnë Qeverisë përfshirjen e mekanizmit të ndihmës së NATO-s përmes të cilit mund të kërkohet ndihmë nga zjarrfikësit me përvojë.