UA i Qeverisë për vendosjen e kuotave tatimore në import, Hoti: Do të shkaktoj kaos, do të rriten çmimet e mallrave që importohen

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Udhëzimi Administrativ për vendosjen e kuotave tatimore në import, që u miratua nga Qeveria javën e kaluar, do të shkaktoj kaos në importe, do të riorganizoj tregtinë me jashtë mes kompanive kosovare dhe vendeve nga vijnë importet, si dhe do të pamundësoj […]

UA i Qeverisë për vendosjen e kuotave tatimore në import, Hoti: Do të shkaktoj kaos, do të rriten çmimet e mallrave që importohen
ua-i-qeverise-per-vendosjen-e-kuotave-tatimore-ne-import,-hoti:-do-te-shkaktoj-kaos,-do-te-rriten-cmimet-e-mallrave-qe-importohen

ua-i-qeverise-per-vendosjen-e-kuotave-tatimore-ne-import,-hoti:-do-te-shkaktoj-kaos,-do-te-rriten-cmimet-e-mallrave-qe-importohen

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Udhëzimi Administrativ për vendosjen e kuotave tatimore në import, që u miratua nga Qeveria javën e kaluar, do të shkaktoj kaos në importe, do të riorganizoj tregtinë me jashtë mes kompanive kosovare dhe vendeve nga vijnë importet, si dhe do të pamundësoj importin me çmime më të lira.Sipas Hotit, pasojat nga ky UA do t’i bartin qytetarët, meqë do të çmimet e mallrave që importohen do të rriten, raporton Express.

Hoti është shprehur i habitur me mos reagimin e odave ekonomike për këtë çështje.

“Është e pakuptueshme se si disa nga odat ekonomike nuk po reagojnë për këtë anomali në politikat tregtare. Në vend të masave për mbështetje të prodhuesve vendor për të zëvendësuar mallrat nga importi, këta qeveritarë miratojnë udhëzime për administrim të importeve.

Fatkeqësisht, në këto katër vite qeverisje nuk ka pasur asnjë politikë ekonomike substanciale. Si rezultat, deficiti tregtar është thelluar për 2.2 miliardë euro. Sikur të ishin zbatuar vetëm masat e Politikës Fiskale 2.0, e lënë në gjysmë në Qeverinë Mustafa në vitin 2017, situata ekonomike do të ishte krejt ndryshe”, ka shkruar Hoti.

Në fund, ai ka renditur këto masa, të cilat kanë mbetur pa u zbatuar shkaku i ndryshimeve në qeverisje:

1. Lirimi nga tatimi doganor për produktet që konsiderohen si lëndë e parë për prodhim që nuk prodhohen në vend, sipas regjistrit të prodhuesve në ATK.

2. Heqja e normës së akcizës në mazut për prodhim dhe shqyrtimi i formave të riimbursimit të akcizës në verë.

3. Ndryshimi dhe plotësimi i listës së produkteve që i nënshtrohen normës së reduktuar 8% të TVSH-së për aktivitetet kulturore, artistike, sportive, turistike, akomodim dhe rekreacion dhe përpunimi i peshkut.

4. Udhëzimi Administrativ për Pushimet Tatimore për nxitjen e investimeve në sektorë të veçantë me potencial për zhvillim dhe punësim në Kosovë: bujqësi (agro-procesim), turizëm dhe IT, për një periudhë të caktuar kohore.

6. Nxjerrja e aktit nënligjor për kushtet e caktuara nën të cilat pranohen për qëllime tatimore humbjet nga prishja, avullimi apo humbja e peshës së produkteve sipas normativave të BE-së.

7. Krijimi i kodeve të reja tarifore për disa produkte, sipas praktikave të BE-së.

8. Krijimi i listës së rejtingut të kompanive sa i përket përmbushjes së obligimeve tatimore, respektimit të legjislacionit të punësimit dhe legjislacionit tjetër, e cila listë përfiton trajtim të veçantë në procedurat administrative.

9. Licencat – krijimi i portalit të transparencës.

10. Fiskalizimi.

11. Rishikimi i Ligjit për Lojërat e Fatit me qëllim të harmonizimit të kërkesave ligjore  me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe harmonizimin me institucionet  tjera.

12. Lista e prodhuesve vendor, të cilët marrin trajtim të veçantë administrativ.

13. Ndryshim/plotësimi i Ligjit për të Ardhurat e Korporatave dhe Ligjit për të Ardhurat Personale për të adresuar: (i) tatimimin e kompanive të sigurimit dhe (ii) rishikimin e tatimit të mbajtur në burim për grumbulluesit  e produkteve bujqësore.

14. Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për TVSH-në për të adresuar tatimin për aktivitetet e transportit rrugor ndërkombëtar të pasagjerëve, me qëllim të harmonizimit të plotë  me Direktivat e BE për TVSH.

15. Trajtimi i importit të telefonave mobil përmes aktiviteteve të shtuara dhe të përbashkëta të ATK-së dhe DK.

16. Rregullimi i tregut të shitjeve on-line.

17. Rishikimi gradual i akcizës në pije të gazuara dhe jo të gazuara.

18. Trajtimi i importit të pajisjeve prodhuese në formë parciale.

19. Akciza në alkoolin etilik për përdorim në mjekësi.

20. Trajtimi i mostrave me rastin e zhdoganimit.

21. Nxjerrja e Udhëzimit Administrativ për Skemën e Veçantë për Arin e Investueshëm me qëllim të trajtimit të sektorit të arit në përputhje me praktikat ndërkombëtare.

22. Ruajtja e konkurrencës së drejtë përmes shqyrtimit të monopoleve potenciale në treg.