Ukraina feston Ditën e Pavarësisë/ Shpaloset flamuri gjigand para ndërtesës së Komisionit Evropian
BRUKSEL- Flamuri ukrainas 30 metra i gjatë është shpalosur para ndërtesës së Komisionit Evropian në Bruksel me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit Kombëtar të vendit. ???????? On the Day of the State Flag of Ukraine – our sacred blue and yellow flag proudly waved in the heart of the UK’s capital. Thanks to [...]Read More...
BRUKSEL- Flamuri ukrainas 30 metra i gjatë është shpalosur para ndërtesës së Komisionit Evropian në Bruksel me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit Kombëtar të vendit.
On the Day of the State Flag of Ukraine – our sacred blue and yellow flag proudly waved in the heart of the UK’s capital. Thanks to the initiative of @londonmaidan @Ukrainian_SU, a massive 30-meter Ukrainian flag was unfurled on Whitehall in London. pic.twitter.com/QEnVpwvCCp
— Embassy of Ukraine to the UK (@UkrEmbLondon) August 23, 2024
Në ceremoninë e djeshme morën pjesë përfaqësues të Komisionit, Parlamentit Evropian, trupit diplomatik dhe disa ukrainas, shumë prej të cilëve kishin veshur kostume tradicionale.
“Dua t’ia kushtoj këtë ceremoni guximit më të madh që tregojnë çdo ditë ukrainasit, duke filluar nga viti 2022. Dua t’u them se Parlamenti Evropian do të qëndrojë pranë tyre për aq kohë sa të duhet”, tha ajo.
Komisioneri i Tregut të Brendshëm të Bashkimit Evropian, Thierry Breton tha se Komisioni dënon sulmet me raketa dhe dron të Rusisë që synojnë civilët.
“Duke nënshkruar angazhimin e përbashkët të sigurisë midis BE-së dhe Ukrainës në muajin qershor, ne dërguam një sinjal shumë të fortë mbështetjeje për Ukrainën, si dhe një sinjal shumë të qartë për Rusinë”, shtoi ai.
Më 24 gusht, Ukraina feston Ditën e Pavarësisë. Qendra e vizitorëve u ndriçua me ngjyrat e flamurit të Ukrainës për të shënuar këtë ditë, ashtu si edhe ndërtesa e Komisionit Evropian.