Upss! Partnerja e re e Ledri Vulës dikur i komentonte Sarës, del në pah edhe miqësia me Dafina Zeqirin

Sara dhe Ledri janë sërish në qendër të mediave rozë, kjo pasi u zbuluar se reperi ka lënë pas historinë e dashurisë me blogeren me të cilën ka edhe një fëmijë, duke nisur një romancë të re me një emër jo shumë të njohur për publikun : Rina Zaiti. Në rrjet u bë publike një... The post Upss! Partnerja e re e Ledri Vulës dikur i komentonte Sarës, del në pah edhe miqësia me Dafina Zeqirin appeared first on AfterParty.

Upss! Partnerja e re e Ledri Vulës dikur i komentonte Sarës, del në pah edhe miqësia me Dafina Zeqirin

Sara dhe Ledri janë sërish në qendër të mediave rozë, kjo pasi u zbuluar se reperi ka lënë pas historinë e dashurisë me blogeren me të cilën ka edhe një fëmijë, duke nisur një romancë të re me një emër jo shumë të njohur për publikun : Rina Zaiti.

Në rrjet u bë publike një foto ku shihej reperi duke shijuar pushimet me Rinën dhe kaq u desh që rrjeti të ziente.

Interneti ka bërë punën e tij dhe tani njerëzit janë kthyer pas në kohë, kur Rina komentonte në postimet e Sara Hoxhës.

“Dy mama të bukura” shkruante ajo në një postim të Sara Hoxhës.

Por jo vetëm kaq, njerëzve ju ka rënë në sy edhe është lidhja mes Rinës dhe Dafina Zeqirit, kjo e fundit edhe ish-partnere e Ledrit.

Vetëm para pak kohësh Dafina ishte përfshirë në një debat publik virtual me Ledrin dhe Sarën, të cilët në atë kohë ishin ende bashkë. Pavarësisht lidhjes së shumë komentuar të dikurshme të Ledrit me Dafinën, Sara Hoxha dhe Dafina kanë patur raport shumë të mirë me njëra-tjetrën.

The post Upss! Partnerja e re e Ledri Vulës dikur i komentonte Sarës, del në pah edhe miqësia me Dafina Zeqirin appeared first on AfterParty.