Vazhdon prania e shtuar e policisë në territorin e SPB Shkup, janë marrë 40 masa

Në mbrëmjen e kaluar (12/13.07.2024), zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar të ndërmarrin masa dhe aktivitete të përforcuara për ruajtjen e situatës së favorshme të sigurisë në territorin e SPB Shkup, përmes prezencës parandaluese të policisë, transmeton Portlab.mk. Njëkohësisht janë kryer kontrolle në komunikacion në Çair dhe Qendër, gjatë të cilave janë marrë 40 […]

Vazhdon prania e shtuar e policisë në territorin e SPB Shkup, janë marrë 40 masa
Policia rrugore. Policia e Maqedonisë së Veriut. Foto: MPB

Në mbrëmjen e kaluar (12/13.07.2024), zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar të ndërmarrin masa dhe aktivitete të përforcuara për ruajtjen e situatës së favorshme të sigurisë në territorin e SPB Shkup, përmes prezencës parandaluese të policisë, transmeton Portlab.mk.

Njëkohësisht janë kryer kontrolle në komunikacion në Çair dhe Qendër, gjatë të cilave janë marrë 40 masa nga Ligji për siguri në komunikacionin rrugor, janë identifikuar 38 persona. Kontrollet janë kryer në 41 persona, 27 mjete motorike dhe dy motoçikleta.

Kujtojmë se zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë filluar marrjen e masave dhe aktiviteteve të përforcuara për ruajtjen e situatës së favorshme të sigurisë në zonën qendrore të qytetit, përmes prezencës parandaluese të policisë, mbrëmjen e 11 korrikut.

Qëllimi është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike.

Prezenca e shtuar e policisë vijon edhe në ditët në vijim.