Vd*ekja e Jetart Berishës, Bekim Haxhiu akuzon QKUK-në: Nuk e nënshkruan dërgimin për trajtim jashtë vendit

Sot ka ndërruar jetë Jetart Berisha, viktima e dytë e tentim-vrasjes së para disa muajve në Pejë. Gjatë kësaj kohe ai ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Por sot deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se familja e të ndjeri kishin bërë kërkesë që ai të trajtohej jashtë vendit, por […]

Vd*ekja e Jetart Berishës, Bekim Haxhiu akuzon QKUK-në: Nuk e nënshkruan dërgimin për trajtim jashtë vendit
vd*ekja-e-jetart-berishes,-bekim-haxhiu-akuzon-qkuk-ne:-nuk-e-nenshkruan-dergimin-per-trajtim-jashte-vendit

vd*ekja-e-jetart-berishes,-bekim-haxhiu-akuzon-qkuk-ne:-nuk-e-nenshkruan-dergimin-per-trajtim-jashte-vendit

Sot ka ndërruar jetë Jetart Berisha, viktima e dytë e tentim-vrasjes së para disa muajve në Pejë. Gjatë kësaj kohe ai ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Por sot deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se familja e të ndjeri kishin bërë kërkesë që ai të trajtohej jashtë vendit, por që nuk arritën t’i sigurojnë nënshkrimet.

Sipas tij SHSKUK dhe Klinika e Mjekimit Intenziv e neglizhuan trajtimin e Jetart Berishës.

“Më shumë se dy muaj familja e tij kërkonin urgjentisht ta dërgonin për shërim në Itali, por Klinika e Anesteziologjisë dhe Mjekimi Intensiv – MIQ nuk e nënshkruan dërgimin për trajtim jashtë vendit me arsyetimin se gjendja e tij është stabile”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.