Një grua vdi*q pas plagëve që i shkaktoi burri, reagon Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e një gruaje nga Gushterica e Poshtme e Graçanicës, e cila ndërroi jetë pasi burri i saj e kishte rrahur duke i shkaktuar lëndime të rënda. Haxhiu është shprehur e tronditur më këtë lajm teksa ka thënë se rastet e dhunës dhe vrasjet e […]

Një grua vdi*q pas plagëve që i shkaktoi burri, reagon Haxhiu
nje-grua-vdi*q-pas-plageve-qe-i-shkaktoi-burri,-reagon-haxhiu

nje-grua-vdi*q-pas-plageve-qe-i-shkaktoi-burri,-reagon-haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e një gruaje nga Gushterica e Poshtme e Graçanicës, e cila ndërroi jetë pasi burri i saj e kishte rrahur duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Haxhiu është shprehur e tronditur më këtë lajm teksa ka thënë se rastet e dhunës dhe vrasjet e grave në vend janë një realitet i frikshëm dhe i papranueshëm.

“Në mëngjesin sotëm kuptuam që e ndjera M.Zh ka ndërruar jetë sot në Qendrën Spitalore Klinike në Prishtinë, pasi bashkëshorti i saj e kishte rrahur duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen tragjike të jetës së 41-vjeçares nga Graçanica.

Rastet e dhunës dhe vrasjet e grave janë realiteti i frikshëm dhe i papranueshëm dhe po angazhohemi në vazhdimësi që të ngrisim vetëdijen shoqërore me qëllim të parandalimit të rasteve të dhunës dhe femicidit dhe që dhunuesit dhe vrasësit e grave të marrin dënimet maksimale. Është e nevojshme që institucionet përgjegjëse të angazhohen për një sistem që garanton që çdo rast i dhunës trajtohet me seriozitetin e merituar dhe mbajtjen e dhunuesve e vrasësve përgjegjës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.