Incidenti me Presidenten Osmani, Nitaj: Jemi armiqësuar me krejt dynjanë

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka komentuar incidentin e ndodhur në Aeroportin e Shkupit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.  Nitaj ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie më të këqija, me pothuaj të gjitha vendet fqinje, madje duke mos përjashtuar as Shqipërinë. “Kosova është duke […]

Incidenti me Presidenten Osmani, Nitaj: Jemi armiqësuar me krejt dynjanë
incidenti-me-presidenten-osmani,-nitaj:-jemi-armiqesuar-me-krejt-dynjane

incidenti-me-presidenten-osmani,-nitaj:-jemi-armiqesuar-me-krejt-dynjane

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka komentuar incidentin e ndodhur në Aeroportin e Shkupit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. 

Nitaj ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie më të këqija, me pothuaj të gjitha vendet fqinje, madje duke mos përjashtuar as Shqipërinë.

“Kosova është duke u armiqësuar me krejt dynjanë. Kurrë nuk ka pasur marrëdhënie më të këqija, me pothuaj të gjitha vendet fqinje, madje duke mos përjashtuar as Shqipërinë”, ka thënë Nitaj.

Reagimi i plotë: 

Kosova është duke u armiqësuar me krejt dynjanë. Kurrë nuk ka pasur marrëdhënie më të këqija, me pothuaj të gjitha vendet fqinje, madje duke mos përjashtuar as Shqipërinë.

Asnjëherë nuk ka pasur raporte më të acaruara me demokracitë perendimore. Ajo çfarë ka ndodhur dje me Presidenten e vendit në Shkup, është dëshmi se askush më nuk është duke na trajtuar me respekt, as vendin e as përfaqësuesit e tij.

Sikur në Shkup të ishte në pushtet Ali Ahmeti, ose në Kosovë një pushtet tjetër, kjo as në ëndërr nuk do të ndodhte. Reagimi i Ministrisë së Jashtme se incidenti me Presidenten ishte trajtim jodinjitoz i saj, është poaq skandaloz sa edhe vet incidenti me Presidenten. Trajtimi jodinjitoz mund të jetë mos me të qitë kafe, e jo me të shty! Pata përshtypjen sikur ky reagim të ishte shkruar në zyrën e Taravarit!

Tash sa ka merita vetë Presidentja që Kosova të trajtohet në këtë mënyrë nga fqinji i saj jugor, por edhe nga të tjerë, është çështje për diskutim.

Po ecim një hap para e dy mbrapa. Kalkulojeni ku do të jemi pas dy vjetësh, po vazhduam me këtë mendësi, e mos u befasoni e të pyesni “si ndodhi”!