Ramadani: Nga e premtja vërehet një mungesë e urrejtjes dhe arrogancës nga pushteti

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se po vërehet një pauzë e urrejtjes dhe arrogancës nga pushteti i Vetëvendosjes. Ramadani këtë e ka ndërlidhur me vizitën e shefit të CIA-së, Ëilliam Burns, duke thënë se mbetet të shihet nëse është një pauzë momentale apo “kanë ‘mësuar’ çka nuk guxojnë të bëjnë më!” “‘Serumi’ i […]

Ramadani: Nga e premtja vërehet një mungesë e urrejtjes dhe arrogancës nga pushteti
ramadani:-nga-e-premtja-verehet-nje-mungese-e-urrejtjes-dhe-arrogances-nga-pushteti

ramadani:-nga-e-premtja-verehet-nje-mungese-e-urrejtjes-dhe-arrogances-nga-pushteti

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se po vërehet një pauzë e urrejtjes dhe arrogancës nga pushteti i Vetëvendosjes.

Ramadani këtë e ka ndërlidhur me vizitën e shefit të CIA-së, Ëilliam Burns, duke thënë se mbetet të shihet nëse është një pauzë momentale apo “kanë ‘mësuar’ çka nuk guxojnë të bëjnë më!”

“‘Serumi’ i të premtes e ndaloi momentalisht gjuhën helmuese, por rikuperimi merr kohë.” – ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Pauza e urrejtjes dhe arrogancës nga pushteti

Nga e premtja vërehet një mungesë e përhapjes publike së urrejtes dhe manifestimit të arrogancës nga pushteti. Mbetet të shihet nëse kjo është vetëm një pauzë momentale apo kanë ‘mësuar’ çka nuk guxojnë të bëjnë më!

Gjuha helmuese e eksponentëve të pushtetit ndaj faktorit ndërkombëtar, SHBA-ve, NATO-s, KFOR-it, BE-së, opozitës, shoqërisë civile, mediave, bizneseve, sindikatave etj., ka dëmtuar seriozisht shëndetin e shtetit tonë!

Dëmi u bë

‘Serumi’ i të premtes e daloi momentalisht gjuhën helmuese, por rikuperimi merr kohë.

Pyetja themelore që mbetet:

• A dinë këta të propagandojnë pa përhapje të urrejtjes dhe manifestim të arrogancës apo thjesht janë çarmatosur?