Deda për incidentin në Shkup: Skandal i paparë, të ketë kërkim falje ndaj Presidencës së Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, ka folur lidhur me incidentin diplomatik me të cilin u përballë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit. Iseni ka thënë se se presin nga organet e hetuesisë që të dalin me informata të sakta. “Të punësuarit në MPB kanë dalë në […]

Deda për incidentin në Shkup: Skandal i paparë, të ketë kërkim falje ndaj Presidencës së Kosovës
deda-per-incidentin-ne-shkup:-skandal-i-papare,-te-kete-kerkim-falje-ndaj-presidences-se-kosoves

deda-per-incidentin-ne-shkup:-skandal-i-papare,-te-kete-kerkim-falje-ndaj-presidences-se-kosoves

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, ka folur lidhur me incidentin diplomatik me të cilin u përballë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit.

Iseni ka thënë se se presin nga organet e hetuesisë që të dalin me informata të sakta.

“Të punësuarit në MPB kanë dalë në ngjarje dhe janë duke e përcjellë gjithë këtë situatë që ka ndodhë atje dhe normalisht janë në komunikim me prokurorin i cili ka qenë në ato momente aty i angazhuar. Për peridhë të shkurtë kohore hetuesit së bashku me prokurorin do ta bëjnë punën e vetë… Besoj që më së miri është të presim hetuesit së bashku me prokurorin ta japin verdiktin final”, tha Iseni në Pressing të T7.

Incidenti është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga këshilltarja e Presidentes, Egnesa Vitia. Sipas saj, kur Osmani s’ka pranuar ta dorëzojë telefonin, ka pasur tentim të shtyrjes fizike ndaj saj nga ana e sigurimit dhe se është dashur ndërhyrja e Policisë së Kosovës për ta hapur rrugën.

“Ne kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes. Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i Presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”, kanë deklaruar nga Presidenca e Kosovës.

Duke mos i respektuar rregullat, sipas Presidences së Kosovës, pala maqedonase e kishte marrë çantën personale të dorës së presidentes Osmani.

Por, dorëzimi i telefonit personal nuk është pranuar nga ajo.

“Kjo sjellje e zyrtarit maqedonas të aeroportit është në kundërshtim me çdo praktikë ndërkombëtare, sipas të cilave kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje e imunitete diplomatike. Në kundërshtim me këto rregulla, pala maqedonase ka marrë çantën personale të dorës së presidentes. Edhe pse kjo ishte kundër rregullave, ekipi i Presidentes e ka lejuar në mënyrë që Presidentja të hyjë në aeroport, konkretisht në sallën VIP, e cila ishte rezervuar me notë verbale të Ambasadës sonë, siç është praktika për udhëtimet e krerëve të shtetit. Mirëpo, për arsye të sigurisë, në asnjë mënyrë nuk është lejuar që të dorëzohet telefoni personal”, thuhet tutje në deklaratë e Presidencës.