Vde*kja e mërgimtarit në humnerë në Valbonë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit i Kosovës thotë se Shqipëria s’ofroi helikopter

Mërgimtari L.A. nga Podujega të premten humbi jetën tragjikisht në Luginën e Valbonës në Shqipëri, në zonën e njohur si “Maja e Thatë”. Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës e ka fajësuar shtetin shqiptar se nuk ka ofruar një helikopter. Për këtë shkak ShKShMK thotë se tërheqja e viktimës u vonua dhe se “evakuimi i bjeshkatarëve të […]

Vde*kja e mërgimtarit në humnerë në Valbonë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit i Kosovës thotë se Shqipëria s’ofroi helikopter
vde*kja-e-mergimtarit-ne-humnere-ne-valbone,-sherbimi-i-kerkim-shpetimit-i-kosoves-thote-se-shqiperia-s’ofroi-helikopter

vde*kja-e-mergimtarit-ne-humnere-ne-valbone,-sherbimi-i-kerkim-shpetimit-i-kosoves-thote-se-shqiperia-s’ofroi-helikopter

Mërgimtari L.A. nga Podujega të premten humbi jetën tragjikisht në Luginën e Valbonës në Shqipëri, në zonën e njohur si “Maja e Thatë”.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës e ka fajësuar shtetin shqiptar se nuk ka ofruar një helikopter.

Për këtë shkak ShKShMK thotë se tërheqja e viktimës u vonua dhe se “evakuimi i bjeshkatarëve të ngujuar në faqen shkëmbore të majës së Thatë ka zgjatur gjatë tërë natës”.

“Me datën 26.07.2024 rreth orës 17:00 ShKShMK ka pranuar thirrje urgjente për ndihmë nga bjeshkatarët me shtetësi Kosovare, të cilët ishin duke e zhvilluar aktivitetin e tyre në “Majën e Thatë” në luginën e Valbonës”, thuhet fillimisht në reagimin e ShKSHMK-së.

Gjatë zbritjes një nga bjeshkatarët aksidentalisht ka rrëshqitur duke rënë në humnerë, thotë ky shërbim, duke iu referuar shtetasit të Kosovës që vdiq atje.

“Udhëheqësi i ekipit ka arritur të afrohet te personi i aksidentuar dhe i ka dhënë ndihmën e parë, por që ka rezultuar pa sukses”, thotë ShKShMK.

Me të marrë lajmin, ky shërbim thotë se i angazhoi dy skuadra janë dhe nisën operacionin “Maja e Thatë 1”.

“Ky operacion ka filluar me kordinim të plotë me institucionet e shtetit Shqiptar Policinë e shtetit dhe stacionin e ShKShMAL në Valbonë. Fillimisht është identifikuar natyra e aksidentit dhe lokacioni në bazë të koordinatave të dërguara nga vendaksidenti”, njofton ky shërbim.

ShKShMK thotë se “pa humbur kohë është kërkuar nga institucionet mbështetje nga ajri me helikopter”, por që përgjigja sipas tyre “ka qenë negative për arsye teknike”.

“Shpëtuesit tanë së bashku me policë kujdestar dhe Ekipin e Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor i Shqipërisë nga Valbona janë nisur në drejtim të vendaksidentit. Duke e patur parasysh konfiguracionin e terrenit dhe mungesën e mbështetjes ajrore, evakuimi i bjeshkatarëve të ngujuar në faqen shkëmbore të majës së Thatë ka zgjatur gjatë tërë natës”, thuhet në njoftim.

“Kurse skuadra e dytë ka lëvizur në drejtim të viktimës duke e përgatitur evakuimin e tij, në mënyrë teknike deri te pozita ku pretendohej që do të ateronte helikopteri i premtuar”, thotë tutje ShKShMK-së.

Edhe pas “shumë thirrjeve dhe komunikimeve maratonike”, thuhet se “nuk është siguruar asnjë helikopter shtetëror që do të transportonte pajisje shtesë dhe shpëtues për realizimin e operacionit” dhe se “nga komunikimet zyrtare vazhdimisht kishte justifikime të natyrave të ndryshme”.

“E gjithë vonesa e evakuimit të viktimës ishte shkaku i premtimeve boshe, jo sikur është raportuar mos qasja te viktima, shpëtuesit kanë arritur te viktime në kohë rekorde”, thotë ky shërbim, duke e hedhur poshtë deklarimin e Policisë së Shqipërisë për rastin.

“Duke u bazuar në situatën e ndërlikuar me shumë pa qartësi dhe pengesa burokratike, ka lind nevoja që të kontaktohet kompania private VIVA Helicopters të cilët në kohë rekorde dhe shumë profesionale kanë realizuar transportimin e shpëtuesve së bashku me pajisje dhe më në fund edhe evakuimin e viktimës deri në luginën e Valbonës, ku edhe pritnin autoritet relevante”, thuhet në njoftim.

Gjatë operacionit 26 orësh, ShKShMK thotë se ishin “në kontakt të drejtpërdrejtë me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri Z. Skender Durmishi, i cili në vazhdimësi ka mbajtur kontakt dhe është mobilizuar për ndërlidhje diplomatike dhe ofruar mbështetje morale e institucionale për operacionin që zhvillohej”.

“Ftojmë institucionet e shtetit Shqiptar që në raste të tilla të jenë më të koordinuar dhe efikas,që operacionet e tilla të zhvillohen me pak komplikime dhe efikasitet”, thuhet në njoftim.