Vendkalimi Bllacë, kontrolli i brendshëm shqyrton rastin me Gashin

Kontrolli i brendshëm i MPB-së merr në shqyrtim ngjarjen me kryeparlamentarin Gashi në vendkalimin Bllacë. Sipas informacione të mbërritura në LSDM, kontrolli i brendshëm ka ndërhyrë pasi shefi i vendkalimit The post Vendkalimi Bllacë, kontrolli i brendshëm shqyrton rastin me Gashin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Vendkalimi Bllacë, kontrolli i brendshëm shqyrton rastin me Gashin

Kontrolli i brendshëm i MPB-së merr në shqyrtim ngjarjen me kryeparlamentarin Gashi në vendkalimin Bllacë.

Sipas informacione të mbërritura në LSDM, kontrolli i brendshëm ka ndërhyrë pasi shefi i vendkalimit kufitar Bllacë nuk ka pranuar që t’u shqiptojë vërejtje me shkrim gjashtë të punësuarve në Bllacë, me kërkesë të shefit për kufirin verior të vendit, Naim Ramuka.

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, thotë se stisja e vërejtjeve nga Ramuka, por edhe ministri i Brendshëm, Toshkovski, është bërë për ta shfajësuar veten.

“Shefi i vendkalimit kufitar Bllacë, ka refuzuar të shqiptojë një dënim të tillë duke e konsideruar si të padrejtë ndaj të punësuarve. Ai qartë ka thënë se të punësuarit nuk janë përgjegjës dhe ka kërkuar që rastin ta zgjidh kontrolli i brendshëm i MPB-së. Për momentin, rasti është në kontroll të brendshëm, të cilët janë në hall se si ta arsyetojë rastin dhe duan të fajësojnë dikë tjetër. Kërkojmë që urgjentisht dhe në mënyrë transparente të publikohet gjendja e kontrollit të brendshëm, të lokalizohet përgjegjësia e atij që ka dhënë urdhrin.”, – deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

VMRO–DPMNE, ankesë tek Antikorrupsioni për pronën e Filipçes

Nga VMRO-DPMNE-ja me kundërakuza drejtuar kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, për fshehje të pronës.

Ata do të dorëzojnë ankesë deri tek Komisioni Antikorrupsion për fletëpronësi të ndryshme të Filipçes gjatë vitit 2018 dhe vitit 2024. Bëhet fjalë për pesë banesa në Shkup, të cilat Filipçe i ka fshehur më herët përderisa ka qenë ministër, pohojnë nga VMRO – DPMNE.

“Është e qartë se Venko Filipçe në vitin 2024 ka theksuar se posedon pronë të cilën në vitin 2018 nuk e ka paraqitur, ndërkohë që është dashur ta paraqesë të njëjtën. Pse nuk është lajmëruar prona, do të duhet ta thotë vetë Filipçe, ndërkaq institucionet të hetojnë.”, – theksoi zëdhënësja e VMRO – DPMNE-së, Marija Miteva.

Por, ditë më parë në mbrojtje të Filipçes doli partia e tij, të cilët thanë se kryesocialdemokrati nuk ka fshehur pronë, por dallon mënyra e paraqitjes së patundshmërive në komisionin Antikorrupsion. (TVM2)

The post Vendkalimi Bllacë, kontrolli i brendshëm shqyrton rastin me Gashin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .