Një burrë është mbytur në liqenin e Dojranit

Një burrë është mbytur në ujërat e liqenit të Dojranit mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve nga policia e Strumicës, burri është hedhur në ujë nga një varkë, ka notuar disa metra dhe më pas është mbytur, transmeton Portalb.mk. “Në vendin e ngjarjes ndodhen zyrtarë policorë nga Gjevgjelia. Është kontaktuar një prokuror publik nga Prokuroria Themelore […]

Një burrë është mbytur në liqenin e Dojranit
Liqeni i Dojranit, foto nga Meta.mk

Një burrë është mbytur në ujërat e liqenit të Dojranit mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve nga policia e Strumicës, burri është hedhur në ujë nga një varkë, ka notuar disa metra dhe më pas është mbytur, transmeton Portalb.mk.

“Në vendin e ngjarjes ndodhen zyrtarë policorë nga Gjevgjelia. Është kontaktuar një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Veles dhe janë thirrur ekipet zhytëse për gjetjen e personit”, njoftoi SPB Strumica.

Identiteti i të ndjerit ende nuk është bërë i ditur, ndërsa më vonë policia do të bëjë të ditur detaje të tjera.