Vetëvri*tet një 59-vjeçar në Viti

Një person i moshës 59-vjeçare i ka dhënë fund jetës sot në Viti. I njëjti ishte dërguar në qendrën emergjente të Spitalit Rajonal në Gjilan, ku dyshohej se e qëlloi veten me armë zjarri. Rastin për FrontOnline e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. “Me datën 28.08.2024 rreth orës 09:50, […]

Vetëvri*tet  një 59-vjeçar në Viti

Një person i moshës 59-vjeçare i ka dhënë fund jetës sot në Viti.

I njëjti ishte dërguar në qendrën emergjente të Spitalit Rajonal në Gjilan, ku dyshohej se e qëlloi veten me armë zjarri.

Rastin për FrontOnline e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Me datën 28.08.2024 rreth orës 09:50, Stacioni Policor në Viti ka pranuar informacion se në qytetin e Vitisë një person ishte i lënduar dhe i njëjti me urgjencë është  u transportuar për në qendrën emergjente të Spitalit Rajonal në Gjilan. Personi i lënduar mashkull kosovar i vitit të lindjes 1965 edhe përkundër ndihmës së ofruar nga stafi mjekësor nga mjeku konstatuar është konstatuar vdekja e tij”, ka deklaruar Osmani.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe nga hetimet e para dyshohet se viktima të ketë kryer vetëvrasje ku në vende ngjarjes si dëshmi është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë tutje Osmani për Front Online.