Virusi i Nilit Perëndimor: IKSHPK bën apel për kujdes nga pickimi i mushkonjave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë apel për kujdes nga pickimi i mushkonjave. Sipas njoftimit, ekspertët kanë ngritur gatishmërinë për parandalimin e shfaqjes së virusit të Nilit Perëndimor, i cili shkakton sëmundje sezonale të muajve të verës, dhe përhapet zakonisht nga pickimi i mushkonjës së infektuar. “Virusi i Nilit Perëndimor, i cili […] The post Virusi i Nilit Perëndimor: IKSHPK bën apel për kujdes nga pickimi i mushkonjave appeared first on Albinfo.

Virusi i Nilit Perëndimor: IKSHPK bën apel për kujdes nga pickimi i mushkonjave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë apel për kujdes nga pickimi i mushkonjave.

Sipas njoftimit, ekspertët kanë ngritur gatishmërinë për parandalimin e shfaqjes së virusit të Nilit Perëndimor, i cili shkakton sëmundje sezonale të muajve të verës, dhe përhapet zakonisht nga pickimi i mushkonjës së infektuar.

“Virusi i Nilit Perëndimor, i cili shkakton sëmundje sezonale të muajve të verës, ka bërë që ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtojnë gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes. Në Kosovë nuk ka raste të raportuara të Virusit të Nilit Perëndimor, por duke pasur parasysh se raste të këtij virusi janë regjistruar në disa vende të Evropës si në Spanjë, Itali, Greqi dhe në rajon gjithashtu, IKSHPK bën thirrje për kujdes të qytetarëve dhe parandalim të infeksioni që tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.

 

The post Virusi i Nilit Perëndimor: IKSHPK bën apel për kujdes nga pickimi i mushkonjave appeared first on Albinfo.