Viti 2024 me shumë gjasa do të regjistrohet si viti më i nxehtë

Ka gjithnjë e më shumë gjasa që 2024-a të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar, pavarësisht se korriku i dha fund serisë prej 13 rekordeve radhazi dhe përfundoi edhe fenomeni klimatik i quajtur ”El Ninjo”. Këtë e bëri të ditur sot Observatori Evropian ”Copernicus”. ”Me një mesatare mujore globale prej 16,91°C, muaji i kaluar […] The post Viti 2024 me shumë gjasa do të regjistrohet si viti më i nxehtë appeared first on Albinfo.

Viti 2024 me shumë gjasa do të regjistrohet si viti më i nxehtë

Ka gjithnjë e më shumë gjasa që 2024-a të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar, pavarësisht se korriku i dha fund serisë prej 13 rekordeve radhazi dhe përfundoi edhe fenomeni klimatik i quajtur ”El Ninjo”.

Këtë e bëri të ditur sot Observatori Evropian ”Copernicus”.

”Me një mesatare mujore globale prej 16,91°C, muaji i kaluar ishte edhe korriku i dytë më i ngrohtë dhe muaji i dytë më i ngrohtë në rekord, duke u renditur vetëm 0,04°C nën rekordin e korrikut 2023”, siç shpjegohet nga observatori në buletinin e tij.

Gjatë 12 muajve të fundit, temperatura mesatare globale ka qenë 0,76 gradë mbi mesataren e viteve 1991-2020 dhe 1,64 gradë mbi mesataren para-industriale 1850-1900.

Edhe pse korriku 2024 nuk ishte mesatarisht aq i ngrohtë sa korriku 2023, Toka përjetoi dy ditët e saj më të ngrohta: temperatura mesatare ditore globale arriti në 17,16 gradë C, më 22 dhe 23 korrik

The post Viti 2024 me shumë gjasa do të regjistrohet si viti më i nxehtë appeared first on Albinfo.