VLEN: Akademia Shqiptare nuk duhet të shihet si paralelizëm i ASHAM-it

Vazhdojnë reagimet nga koalicioni VLEN në lidhje me punësimet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Maqedoninë e Veriut. VLEN thotë se si një institucion kyc në vend deri sot The post VLEN: Akademia Shqiptare nuk duhet të shihet si paralelizëm i ASHAM-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

VLEN: Akademia Shqiptare nuk duhet të shihet si paralelizëm i ASHAM-it

Vazhdojnë reagimet nga koalicioni VLEN në lidhje me punësimet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Maqedoninë e Veriut. VLEN thotë se si një institucion kyc në vend deri sot nuk ka asnjë të punësuar shqiptar, kur shqiptarët janë bashkësia e dytë më e rëndësishme në vend, përsëri janë të përjashtuar nga një institucion që duhet të përfaqësojnë dhe të mbështes të gjitha grupet etnike dhe kulturore në vend.

FARI HISENI, KOALICIONI VLEN

Koalicioni VLEN dëshiron të bëjë me dije se Akademia e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Maqedoninë e Veriut nuk duhet të shihet si një kundërvënje ose paralelizëm ndaj akademisë maqedonase të shkencave dhe arteve. Përkundrazi, ne shohim këtë iniciativë si një mundësi për bashkëpunim dhe sinergji mes dy akademive duke promovuar shkëmbimin e ideave dhe përvojave dhe duke kontribuar në përparimin e shkencës dhe artit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”.

E për realizimin e kësaj iniciative, nga VLEN thonë se shpresojnë realizimin e saj duke i bërë thirrje edhe partive opozitare shqiptare, Frontit Evropian, bashkë me komunat që i udhëheqin. E mospërgjigjia e kësaj thirrje dëshmonë se kush në të vërtët janë në interesin e shqiptarëve dhe kush e shfrytëzon racionin kombëtar për të manipuluar, thonë nga koalicioni VLEN.

/SHENJA/

The post VLEN: Akademia Shqiptare nuk duhet të shihet si paralelizëm i ASHAM-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .