“Washington Post” shkruan për projektin lukzos të dhëndrit të Trump-it në Shqipëri

Gazeta e njohur amerikane “Washington Post” ka rikthyer edhe një vëmendjen te projekti ambicioz i dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donal Trump, Jared Kushner, për dy investime të rëndësishme në Shqipëri, në ishullin e Sazanit dhe në bregdetin lagunor të Zvërnecit, në gjirin e Vlorës. Sipas gazetës amerikane, pjesa e investimit në Zvërnec po paraqitet më […] The post “Washington Post” shkruan për projektin lukzos të dhëndrit të Trump-it në Shqipëri appeared first on Albinfo.

“Washington Post” shkruan për projektin lukzos të dhëndrit të Trump-it në Shqipëri

Gazeta e njohur amerikane “Washington Post” ka rikthyer edhe një vëmendjen te projekti ambicioz i dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donal Trump, Jared Kushner, për dy investime të rëndësishme në Shqipëri, në ishullin e Sazanit dhe në bregdetin lagunor të Zvërnecit, në gjirin e Vlorës.

Sipas gazetës amerikane, pjesa e investimit në Zvërnec po paraqitet më sfiduesja për Kushner dhe bashkëpunëtorët e tij, për shkak të impaktit që projekti ka në mjedis dhe në ekosistemin e kësaj zone të mbrojtur në Shqipëri.

Paralajmërimeve të ambientalistëve se ndërtimi i vilave mund të shkatërrojë habitatin për pelikanët, flamingot, Kushner dhe partnerët e tij iu janë përgjigjur duke thënë se projekti nuk do ta impaktojë ekosistemin.

“Washington Post” shkruan se Kushner po kërkon ta shndërrojë këtë zonë të Shqipërisë në atë lloj resorti luksoz, për të cilin do të mburrej vjehrri i tij, ish-presidenti Donald Trump.

Ky do të ishte projekti më i madh i Kushnerit ende duke përdorur një pjesë të fondit të tij të kapitalit privat prej rreth 3 miliardë dollarësh – i financuar kryesisht nga investitorët në Arabinë Saudite dhe shtete të tjera të Lindjes së Mesme – duke sjellë turizmin ndërkombëtar në një zonë që u neglizhua gjatë viteve të regjimit komunist.

 

The post “Washington Post” shkruan për projektin lukzos të dhëndrit të Trump-it në Shqipëri appeared first on Albinfo.