Xhavit Haliti: Amerikanët nuk bëjnë politikë të mëhallës, por bëjnë politikë strategjike

Deputeti opozitar  Xhavit Haliti, i cili njëherit është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ka komentuar për Front Online pjesëmarrjen e Kryeministrit Albin Kurti në Konventën Kombëtare Demokratike në SHBA, duke e cilësuar si një veprim që mund të ketë rëndësi, por që ka nevojë për më shumë informacion për të vlerësuar […]

Xhavit Haliti: Amerikanët nuk bëjnë politikë të mëhallës, por bëjnë politikë strategjike
xhavit-haliti:-amerikanet-nuk-bejne-politike-te-mehalles,-por-bejne-politike-strategjike

xhavit-haliti:-amerikanet-nuk-bejne-politike-te-mehalles,-por-bejne-politike-strategjike


Deputeti opozitar  Xhavit Haliti, i cili njëherit është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ka komentuar për Front Online pjesëmarrjen e Kryeministrit Albin Kurti në Konventën Kombëtare Demokratike në SHBA, duke e cilësuar si një veprim që mund të ketë rëndësi, por që ka nevojë për më shumë informacion për të vlerësuar ndikimin e tij.

Haliti për Front Online është shprehur se është e rëndësishme të dihet nëse Kurti ishte ftuar si kryetar partie apo si kryeministër. “Nëse ftesa ishte bërë në cilësinë e tij si kryetar partie, Haliti tha se është e rëndësishme të dihet se kush i ka mbuluar kostot e pjesëmarrjes. Nëse ftesa ishte si kryeministër, atëherë, sipas tij, kjo është një arritje e mirë për të, duke theksuar se një ftesë në një ngjarje të tillë është një njohje e rëndësishme”, ka theksuar Haliti.

Sa i përket ndikimit të mundshëm të pjesëmarrjes së Kurtit në politikën amerikane, Haliti theksoi se kjo nuk do të ketë efekt të drejtpërdrejtë, pavarësisht nga fituesi i zgjedhjeve presidenciale. Sipas tij, politika amerikane funksionon në përputhje me interesat dhe objektivat strategjike të SHBA-së dhe nuk ndikohet nga pjesëmarrja e liderëve të huaj në ngjarje partiake. Haliti përfundoi se është e rëndësishme që Kosova të fokusohet në ndërtimin e marrëdhënieve strategjike dhe të mos e mbështesë veten në ndihmën e ndonjë partie apo individi të caktuar në SHBA. “Ata nuk bëjnë politike të mahallës,  por bëjnë politikë strategjike, kanë interesat e tyre dhe kane objektivat e tyre, ata nuk funksionojnë sipas lagjeve “, tha Haliti për FrontOnline.