Zbulohet diamanti i dytë më i madh në botë, u gjet në një minierë në Botsvana

Një diamant me përmasa mbresëlënëse, i dyti më i madh në botë me 2,492 karat, është gjetur në një minierë në Botsvana, njoftoi të enjten një kompani kanadeze minerare Lucara Diamond. Guri i çmuar, i cili u zbulua në minierën Karoëe, prodhuesi më i madh i diamanteve në Afrikë, është një nga diamantet më të [...]Read More...

Zbulohet diamanti i dytë më i madh në botë, u gjet në një minierë në Botsvana

Një diamant me përmasa mbresëlënëse, i dyti më i madh në botë me 2,492 karat, është gjetur në një minierë në Botsvana, njoftoi të enjten një kompani kanadeze minerare Lucara Diamond.

Guri i çmuar, i cili u zbulua në minierën Karoëe, prodhuesi më i madh i diamanteve në Afrikë, është një nga diamantet më të mëdha të papërpunuara të zbuluara ndonjëherë, nënvizoi kompania në një deklaratë.

Qeveria e Botsvanës tha se ishte diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë në shtetin e Afrikës jugore. Zbulimi i mëparshëm më i madh në Botsvana ishte një gur 1,758 karatësh në të njëjtën minierë në vitin 2019.

“Ne jemi të emocionuar që kemi zbuluar këtë diamant spektakolar,” tha William Lamb, shefi i kompanisë.

Botsvana është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të diamanteve, duke zënë rreth 20% të prodhimit global./abcnews.al