Zelensky: Ukraina teston raketën e saj të parë balistike

Volodymyr Zelensky tha se Ukraina ka kryer me sukses testimin e raketës së saj të parë balistike të prodhimit vendas. “Mund të jetë shumë herët për të folur për këtë, por dua ta ndaj me ju”, tha presidenti në forumin e Pavarësisë së Ukrainës 2024 në Kiev. Zelensky përgëzoi industrinë e mbrojtjes ukrainase për projektin, [...]Read More...

Zelensky: Ukraina teston raketën e saj të parë balistike

Volodymyr Zelensky tha se Ukraina ka kryer me sukses testimin e raketës së saj të parë balistike të prodhimit vendas.

“Mund të jetë shumë herët për të folur për këtë, por dua ta ndaj me ju”, tha presidenti në forumin e Pavarësisë së Ukrainës 2024 në Kiev.

Zelensky përgëzoi industrinë e mbrojtjes ukrainase për projektin, por nuk dha detaje të mëtejshme. Kjo vjen pasi presidenti më herët u zotua t’i përgjigjet sulmeve të njëpasnjëshme me raketa ruse në Ukrainë.

Zelensky zbuloi më parë se Ukraina ka zhvilluar një dronë të prodhimit vendas, Palianytsia. Ai tha se tashmë është përdorur kundër Rusisë. Kievi ka marrë një numër raketash me rreze të gjatë veprimi nga partnerë, si ATACMS, British Storm Shadoë, ose SCALP/T franceze, të prodhuara në SHBA.

Rusia përdor rregullisht raketa balistike si Iskander-M ose Kinzhal në sulmet kundër qyteteve dhe infrastrukturës ukrainase.

/abcnews.al