Zelensky zbulon qëllimin e ofensivës ushtarake në Kursk të Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha të dielën se inkursioni ushtarak në rajonin Kursk të Rusisë synon të krijojë një zonë tampon për të parandaluar sulmet e mëtejshme nga Moska përtej kufirit. Kjo është hera e parë që presidenti ukrainas deklaroi qartë qëllimin e operacionit, i cili filloi më 6 gusht. Më parë, ai ka deklaruar [...]Read More...

Zelensky zbulon qëllimin e ofensivës ushtarake në Kursk të Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha të dielën se inkursioni ushtarak në rajonin Kursk të Rusisë synon të krijojë një zonë tampon për të parandaluar sulmet e mëtejshme nga Moska përtej kufirit.

Kjo është hera e parë që presidenti ukrainas deklaroi qartë qëllimin e operacionit, i cili filloi më 6 gusht. Më parë, ai ka deklaruar se operacioni kishte për qëllim mbrojtjen e komuniteteve në rajonin kufitar Sumy nga bombardimet e vazhdueshme.

“Tani është detyra jonë kryesore në operacionet mbrojtëse në përgjithësi – të shkatërrojmë sa më shumë potencial luftarak rus dhe të kryejmë veprime maksimale kundërsulmuese. Kjo përfshin krijimin e një zone tampon në territorin e agresorit – operacionin tonë në rajonin e Kurskut.”, tha ai në fjalimin e tij të darkës.

Gjatë fjalimit ai përsëriti gjithashtu thirrjet drejtuar aleatëve për të përshpejtuar dërgesat e ndihmës ushtarake – duke veçuar Britaninë e Madhe, si dhe SHBA-në dhe Francën.

Këtë fundjavë, Ukraina ka shkatërruar një urë kyçe në rajon dhe ka goditur një të dytë aty pranë, duke ndërprerë linjat e furnizimit teksa ka shtyrë një inkursion mahnitës ndërkufitar që filloi më 6 gusht./abcnews.al