Rrëzohet avioni në Kili, humbin jetën shtatë persona

Një avion i vogël u rrëzua në Kilin jugor, ku si pasojë mbetën të vdekur shtatë persona, bëjnë me dije autoritetet e aviacionit civil të vendit. “Piloti dhe gjashtë pasagjerët e tij” vdiqën, tha në një deklaratë Drejtoria e Përgjithshme e Aeronautikës Civile (DGAC), pa specifikuar shkakun e rrëzimit, raporton Barron’s Delegati presidencial për rajonin, [...]Read More...

Rrëzohet avioni në Kili, humbin jetën shtatë persona

Një avion i vogël u rrëzua në Kilin jugor, ku si pasojë mbetën të vdekur shtatë persona, bëjnë me dije autoritetet e aviacionit civil të vendit.

“Piloti dhe gjashtë pasagjerët e tij” vdiqën, tha në një deklaratë Drejtoria e Përgjithshme e Aeronautikës Civile (DGAC), pa specifikuar shkakun e rrëzimit, raporton Barron’s

Delegati presidencial për rajonin, Rodrigo Araya, u tha gazetarëve se kishte udhëzuar prokurorinë dhe Shërbimin Mjekësor Ligjor për të nisur një hetim për incidentin.

Nuk dihet se kur do të nxirren trupat e viktimave, për shkak të kushteve të vështira atmosferike në zonën malore.