Zemaj për koalicionet: Nuk jemi përjashtues, por kemi disa kushte

Deputeti i LDK-së, Amend Zemaj, sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova është shprehur se nuk janë përjashtues në aspektin e koalicioneve. Ai tha se përjashtohen vetëm ata që kanë kërkesa për mbrojtjen e elementeve të kriminalizuara. “Nuk jemi përjashtues në këtë aspekt, nëse kërkesat janë të njëjta që me kërku ‘hupni edhe […]

Zemaj për koalicionet: Nuk jemi përjashtues, por kemi disa kushte
zemaj-per-koalicionet:-nuk-jemi-perjashtues,-por-kemi-disa-kushte

zemaj-per-koalicionet:-nuk-jemi-perjashtues,-por-kemi-disa-kushte

Deputeti i LDK-së, Amend Zemaj, sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova është shprehur se nuk janë përjashtues në aspektin e koalicioneve.

Ai tha se përjashtohen vetëm ata që kanë kërkesa për mbrojtjen e elementeve të kriminalizuara.

“Nuk jemi përjashtues në këtë aspekt, nëse kërkesat janë të njëjta që me kërku ‘hupni edhe ju katër vite, qysh i kam humbur unë për disa vota, se si e kemi trajtuar dialogun, humbni edhe ju katër vite të qytetarëve të shtrenjtë të Republikës së Kosovës për ta trajtuar ekonominë siç e kemi trajtuar ne dhe mbroni njerëzit të cilët kanë aktakuza të ngritura, janë ministra, janë në kabinetin qeveritar, kanë qenë udhëheqës bordesh, janë ambasadorë’, ne atë nuk e bëjmë”.

“Nëse ata kanë kërkesat e të tilla që me i mbrojt elementet e kriminalizuara edhe tenderomaninë edhe njerëzit të cilët e kanë dëmtuar Kosovën, normal që përjashtohesh. Këto janë kërkesa për të gjithë”, është shprehur deputeti Zemaj.