Zgjedhja për anëtar të Këshillit Gjyqësor do të mbahen më 4 shtator, gjyqtarja Xheneta Begtoviq e vetmja kandidate

Gjyqtarja Xheneta Begtoviq nga Gjykata Themelore Penale Shkup është kandidatja e vetme në listë për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut pas publikimit të shpalljes nga radhët e gjyqtarëve që u përkasin komuniteteve që janë më pak se 20 për qind e popullatës. Në seancën e sotme të Këshillit […]

Zgjedhja për anëtar të Këshillit Gjyqësor do të mbahen më 4 shtator, gjyqtarja Xheneta Begtoviq e vetmja kandidate
Seanca e Këshillit Gjyqësor (03.06.2024). Foto: Printscreen

Gjyqtarja Xheneta Begtoviq nga Gjykata Themelore Penale Shkup është kandidatja e vetme në listë për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut pas publikimit të shpalljes nga radhët e gjyqtarëve që u përkasin komuniteteve që janë më pak se 20 për qind e popullatës. Në seancën e sotme të Këshillit është marrë vendim që zgjedhja të zhvillohen më 4 shtator dhe njëkohësisht është mbyllur Lista e Zgjedhjeve Gjyqësore dhe është formuar komisioni për zbatimin e zgjedhjes, transmeton Portalb.mk.

Në seancë u konstatua se gjyqtaret Anita Danilova nga Gjykata e Lartë Administrative dhe Svetlana Poposka nga Gjykata Themelore e Strugës do të pushojnë nga funksioni gjyqësor për shkak të plotësimit të kushteve për pension.

Gyqtarja Violeta Ilievska nga Gjykata e Lartë Administrative, nga ana tjetër, është caktuar për u.d kryetare e gjykatës.

Gjithashtu janë miratuar ndryshime dhe plotësime në planin vjetor të prokurimit publik për vitin 2024, si dhe ndryshime dhe plotësime në rregulloren për sistemimin e vendeve të punës në Këshillin Gjyqësor të RMV-së.

Kujtojmë se kryeministri Mickoski, i cili synon të shpërndajë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, thotë se qëllimi është që gjyqtarët dhe prokurorët të zgjedhin anëtarët e tyre.

Duke qenë se shumë ekspertë dhe ambasadorë janë kundër kësaj ideje, ai thotë se është i gatshëm të diskutojë dhe pranojë idetë e tyre vetëm për të përmirësuar gjendjen në gjyqësor.