Zgjedhjet në SHBA/ Republikanja Liz Cheney “tradhton” Trump. Do të votojë për Kamala Harris

Armikja e betuar e Donald Trump, Liz Cheney i është bashkuar radhëve të republikanëve të shquar që po mbështesin kandidaten demokrate për presidente. Deri në maj 2021, Liz Cheney ishte e treta në hierarkinë e Kongresit të Partisë Republikane. Ish kongresmenja është vajza e ish-zëvendëspresidentit dhe sekretarit të mbrojtjes së SHBA-së, Dick Cheney, dhe emri [...]Read More...

Zgjedhjet në SHBA/ Republikanja Liz Cheney “tradhton” Trump. Do të votojë për Kamala Harris

Armikja e betuar e Donald Trump, Liz Cheney i është bashkuar radhëve të republikanëve të shquar që po mbështesin kandidaten demokrate për presidente. Deri në maj 2021, Liz Cheney ishte e treta në hierarkinë e Kongresit të Partisë Republikane.

Ish kongresmenja është vajza e ish-zëvendëspresidentit dhe sekretarit të mbrojtjes së SHBA-së, Dick Cheney, dhe emri Cheney është ende me ndikim në partinë republikane sot, prandaj vendimi i saj për të votuar pas një hezitimi të gjatë në zgjedhjet vendimtare të nëntorit, është Kamala Harris.

“Si një konservatore dhe një person që beson dhe vlerëson Kushtetutën, kam menduar për të, si dhe për rrezikun që përfaqëson Donald Trump.

Prandaj, jo vetëm që nuk do të votoj për Donald Trump, por do të votoj për Kamala Harris”, tha ajo.

Cheney iu bashkua listës në rritje të republikanëve që nuk do të votojnë për Trump. Marsin e kaluar, ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence tha për Fox News se ai nuk do të votonte për kandidatin presidencial republikan për shkak të ndikimit të tij në sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e tij.

Republikanë të tjerë të shquar që do të votojnë kundër Trump përfshijnë ish-deputetin e Illinois Adam Kinzinger, këshilltarja e Pence për sigurinë kombëtare Olivia Troyer dhe ish-sekretarja e shtypit e Trump, Stephanie Grisham, e cila u shfaq në konventën e Demokratëve në Çikago muajin e kaluar, ndërsa republikanë të tjerë të shquar, si Mitt Romney dhe Paul Ryan, kanë dalë kundër Trump.

Të martën, më pak se 24 orë përpara njoftimit të Cheney, Jimmy McCain , djali i senatorit republikan të ndjerë nga Arizona, John McCain, njoftoi se do të votonte për Harris, duke kundërshtuar Trump për mungesën e respektit ndaj oficerëve.

Kamala Harris la të hapur në një intervistë të fundit për CNN mundësinë e emërimit të një zyrtari republikan në kabinetin e saj nëse fiton garën e nëntorit dhe që atëherë një nga emrat e dëgjuar mes kandidatëve të mundshëm është ai i Cheney./abcnews.al