Zjarr në një hotel në Korenë e Jugut, 7 të vdekur dhe disa të plagosur

Shtatë persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën nga një zjarr që shpërtheu në një hotel në Bucheon, afër Seulit. Lajmi raportohet nga agjencia Yonhap, duke cituar zjarrfikësit lokalë, të cilët sqarojnë se zjarri ka rënë në katin e tetë të një pallati nëntëkatësh. Disa nga personat raportohet se ndërruan jetë në tentativë [...]Read More...

Zjarr në një hotel në Korenë e Jugut, 7 të vdekur dhe disa të plagosur

Shtatë persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën nga një zjarr që shpërtheu në një hotel në Bucheon, afër Seulit.

Lajmi raportohet nga agjencia Yonhap, duke cituar zjarrfikësit lokalë, të cilët sqarojnë se zjarri ka rënë në katin e tetë të një pallati nëntëkatësh.

Disa nga personat raportohet se ndërruan jetë në tentativë për t’u shpëtuar flakëve, duke u hedhur nga dritaret e hotelit.

Ndër të plagosurit janë tre në gjendje të rëndë që po trajtohen në spitalet lokale./abcnews.al